Po tani ku do shkojme?


Nuk e di se sa prej jush e dine se ne kinema Agimi te enjteve ka filma francez me hyrje te lire.
Nese nuk e dinit sapo jua thashe dhe do ju bente mire te shkonit.
Filmi i fundit qe u shfaq ishte i mrekullueshem edhe pse nisa ta shikoj me paragjykimin se do te me lodhte. Et maintenant on va où?
Me regji te Nadine Labaki,
Trajton temen e bashkejeteses fetare ne nje fshat Libanez.
Do thoni ju edhe ne ne Shqiperi e kemi kete bashkejetese dhe mburremi me te po ne nuk do ishim te gatshem te benim per njeri tjetrin as cerekun e sakrifices dhe vetemohimin qe keto gra bejne per hir te nje bashkejetese sa me te qete.
Do te shikoni se si nga keqkuptimet me te vogla lind urrejtja qe te con ne lufte por do te mesoni se sa te forta jane keto gra e sa te zgjuara ne manipulimin qe i bejne ketyre burrave 'te forte' dhe fetare.
U desh ky film qe te besoja se dhe mrekullite si Shen Maria qe derdh lot prej gjaku jane vertet mrekulli te sajuara nga grate per te sjelle paqen midis njerezve. Qe te me kuptoni me mire duhet te shikoni filmin.
Ky eshte nje film qe une e dua shume dhe nuk dija nga ta filloja kete shkrim.

Qe te kuriozoheni dhe ju po ju tregoj se ka dhe nje kenge per hashashin.

http://kinemambitaka.blogspot.com/2014/11/po-tani-ku-do-shkojme.html

reply